Një person nga Fushë Kosova është ndaluar në Prishtinë pasi ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte një urdhëresë aktive gjyqësore.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 2 tetor, rreth orës 15:30, në Stacionin Policor Qendra është ndaluar D.M.

Gjatë verifikimit është konstatuar se ndaj tij ishte aktive një urdhëresë e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, lidhur me veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas urdhëresës, D.M. ishte dënuar me 20 ditë burgim.

Pas ndalimit, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.