Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka përfshirë një objekt në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku aktualisht në vendngjarje ndodhen policia dhe zjarrfikësit.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e kryeqytetit, Enis Pllana, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ekipet emergjente po intervenojnë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që zjarrëfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, tha ai.