Një grabitje e armatosur është raportuar pas mesnatës së 5 tetorit në Shupkovc të Mitrovicës, ku cak ka qenë pompa e derivateve “IP Petrol”.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 01:20, derisa arkëtari po punonte në pompë, brenda ka hyrë një person i maskuar, i cili mbante në dorë një armë të llojit pistoletë.

Sipas deklarimit të viktimës, A. M, i dyshuari ka marrë nga arka një shumë prej rreth 600 deri në 700 euro.

Pas marrjes së parave, personi i maskuar është larguar me vrap në drejtim të panjohur.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që çështja të iniciohet si “Grabitje e armatosur”.

I dyshuari ende nuk është identifikuar, ndërsa rasti mbetet nën hetim.