Mërgim Berisha, i cili humbi jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Prugovc të Prishtinës, do të varroset nesër.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 17:00, në fshatin Prugovc.

Berisha ishte goditur nga një automjet Mercedes Sprinter mbrëmjen e 3 tetorit, në rrugën Milloshevë–Besi, në Lagjen e Berishëve.

Pas aksidentit, ai kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë rreth orës 05:40.

Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse, ndërsa trupi i pajetë i Berishës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.