Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është mobilizuar në hyrjet e Kuvendit, pas situatës së krijuar nga protesta.

Protestuesit kanë bllokuar të gjitha hyrjet e objektit të Kuvendit, pas vendimit që Ligji për Dhomat e Specializuara të mos hidhet në votim në lexim të dytë.

Ndërkohë, deputetët vazhdojnë të qëndrojnë brenda objektit të Kuvendit.