Dogana e Kosovës ka njoftuar udhëtarët për sasinë e produkteve të duhanit që mund të futen në vend pa detyrime doganore.

Sipas njoftimit, udhëtarët mund të fusin deri në 200 cigare, 100 cigarillos me peshë deri në 3 gramë secila, 50 puro ose 50 gramë duhan për tymosje.

Lejohet edhe një përzierje proporcionale e këtyre produkteve, në përputhje me legjislacionin doganor.

Dogana u ka bërë thirrje udhëtarëve që t’i respektojnë kufijtë e përcaktuar gjatë hyrjes në Kosovë.