Një mosmarrëveshje rreth një parcele toke ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë në Mitrovicë të Jugut, pasi një 32-vjeçar ka raportuar se është kanosur seriozisht me vrasje.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar më 2 tetor, rreth orës 12:45, në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”.
Viktima, R.F, ka deklaruar se pas një konflikti rreth pronës ishte kanosur me vrasje nga Vedat Muharreni, 65-vjeçar.
Pas raportimit, i dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Kanosja”, ndërsa Muharreni është ndaluar për 48 orë.
Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit po vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.