Një person është ndaluar më 3 tetor në Han të Elezit pasi ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte një urdhëresë aktive gjyqësore.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 16:45, është ndaluar Levent Abazi, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas urdhëresës, Abazi duhej të dërgohej në vuajtje të dënimit lidhur me veprën penale “Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore ose akcizore”.

Pas ndalimit, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.