Menjëherë pas përfundimit të protestës në Prishtinë, pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur përreth objektit të Qeverisë, në kuadër të masave të sigurisë.
Protesta, e cila mblodhi një numër të madh qytetarësh, përfundoi e qetë dhe pa incidente.
Pas përfundimit të tubimit, protestuesit nisën të shpërndahen në mënyrë të qetë, ndërsa pjesëtarët e Policisë së Kosovës shtuan prezencën pranë objektit të Qeverisë.
Pamjet nga vendi tregojnë pjesëtarë të Njësisë Speciale të pozicionuar rreth ndërtesës, menjëherë pas përfundimit të protestës.